Një kameraman shprehet se ka zbuluar rastësisht një anije hapësire teksa po filmonte një qiellin në Peru. Video është publikuar në kanalin meksikan, ‘Misterio Canal’, që shprehet se në filmime vihet re një objekt misterioz brenda një reje që endej në qiell.
Pamjet të sjellin në mend anijet fluturuese të filmit të famshëm ‘Star Wars’, por shumë komentues thanë, se nuk duhen ekzagjeruar gjërat, pasi thjesht bëhet fjalë për një Re të Zezë, brenda rese masive të bardhë.
‘Misterio Canal’ shkruan poshtë videos: “Shokuese! Ne tokësorët vëzhgohemi nga jashtëtokësorët të cilët përdorin këto objekte kaq të sofistikuara krahasuar me tipin e teknologjisë që kemi në planetin tonë”.


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: