Një adoleshent ka mbetur i plagosur teksa ka humbur drejtimin e biçikletës. Ngjarja ndodhi në Bulevard pak minuta më parë në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ video ku shihet djali i shtrirë përtokë, ndërsa qytetarët i japin ndihmën e tyre.

Sipas Mehmetit, djali pas përplasjes me një pjesë betoni ka humbur ndjenjat, ndërkohë që shihet se qytetarët tentojnë ta përmendin duke i hedhur ujë në fytyrë. Pak minuta më vonë djali është transportuar me urgjencë në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: