Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19.20 në Murras të Njësisë Administrative Papër në aksin nacional Elbasan–Peqin, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor u krijuan për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: