VLORË

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Lepenicë të Vlorës. Një automjet i llojit “Audi” është përplasur me një kamion në rrugën e Lumit të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një shtetas, drejtuesi i automjetit “Audi”, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: