Modelja e njohur 27-vjeçare, Françeska Jaçe, është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamjet në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se aksidenti është shënuar te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit bregdetar dhe rrugës transballkanike.

Siç shihet në video, mjeti tip “BMW” i modeles është përmbysur te rrethrrotullimi, në anë të rrugës.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb