DURRES- Si pasojë e ngricave të krijuara në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur me njëra-tjetrën 8 makina, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, ndërsa shkak është bërë ngrirja e ujit në një pjesë të rrugës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj bëri të ditur për BalkanWeb se në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit është bllokuar një kanal, duke bërë që uji të vërshojë në autostradë, ku ngrin menjëherë si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero.


Po ashtu edhe policia rrugore e Durrësit apeloi që në këtë segment të hidhet kripë, pasi ngricat dhe akulli po kthehen në burim aksidentesh, duke qënë edhe një nga segmentet më të mbingarkuar me lëvizje.

Policia Rrugore po ashtu, i ka kërkuar edhe Bashkisë së Durrësit të marrë masa urgjente për sigurimin e sasisë së kripës dhe hedhjen e saj në rrugë, pasi vihen në rrezik jetët e udhëtarëve që e përshkojnë këtë segment rrugor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb