TIRANE

Në pamjet që shihni është çanta e dyshimtë që u gjet në zonën e Unazës në Re, por që më pas gjithçka rezultoi se ishte një alarm fals.

Mësohet se rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh u gjet një çantë në dukje e dyshimtë, ndërsa pak minuta më vonë forcat xheniere konstatuan se brenda saj nuk kishte asnjë lëndë plasëse. Bëhet e ditur se brenda çantës kishte perime, speca dhe domate të prishura.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë në polici janë shoqëruar disa banorë të pallatit për të sqaruar situatën në fjalë.

“Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb