Pamjet të filmuara me dron dhe të shpërndara në rrjetet sociale pretendohet se tregojnë momentin kur një ushtar rus dorëzohet te forcat ukrainase.

‘Drone Dawg’, një profil në Twitter që ndan lajme mbi konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, tha se ushtari ishte anëtar i grupit të famshëm Wagner, një organizatë paraushtarake ruse, përcjell Telegrafi.

“Ushtari i Wagner duke u dorëzuar, ukrainasit përdorin një dron për ta çuar atë në pozicionet e tyre për një dorëzim të sigurt”, është shkruar më tej në përshkrimin në Twitter.

Pamjet vijnë në kohën kur Instituti për Studimin e Luftës në raportin e fundit njoftoi se mobilizimi i vazhdueshëm i fshehtë dhe përgatitjet për një valë të re mobilizimi ka të ngjarë të përkeqësojnë cilësinë e përgjithshme të trupave ruse që dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Ndërsa në anën tjetër, Bashkimi Evropian nisi një mision për të trajnuar ushtarët ukrainas, misioni i tij më i madh ushtarak deri më sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb