Anglia bën atë që di të bëjë mirë. Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate triumfon 1-2 ndaj Italisë në Stadio Diego Armando Maradona (Naples), në sfidën e parë kualifikuese të Euro 2024.

Rice ndëshkoi Axurrët në minutën e 13-të, duke dërguar në festë tifozërinë mike. Në fundin e pjesës së parë, Di Lorenzo prek topin me dorë dhe shkakton penallti, duke i dhënë kështu mundësinë Harry Kane të dyfishojë shifrat.

Ekipi i Mancinit do hynte në lojë në të 56-tën pas golit në debutim të Retegui. Gjërat për “3 luanët” do komplikoheshin në fundin e ndeshjes, pasi Shaë mori kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi, Anglia mori 3 pikët në Itali, rezultat të cilin nuk e merrte që prej vitit 1961.

Në grupin J, Portugalia nuk hasi probleme ndaj Liechtestein. Luzitanët fituan 4-0, në një sfidë pa histori. Cancelo realizoi në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë radhën e pati Silva dhe Ronaldo (x2).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb