TIRANË

As sot opozita nuk ka qëndruar duarkryq ndërkohë që zhvillohet seanca parlamentare. Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë ndërmarrë një aksion para parlamentit ku janë vendosur me pankarta e banderola kundër qeverisë.

Nuk ka munguar edhe një stendë me mbishkrimin ‘parlamenti i krimit’, ku të rinjtë ‘shisnin’ mandate.
“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.

Kujtojmë se sot janë betuar tre deputetët e rinj në parlament nga listat e PD: Korab Lita, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi në Dibër, duke e çuar në 102
numrin e ligjvënësve në Kuvend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb