Empoli i shqiptarëve arriti objektivin sezonal 3 javë nga fundit i kampionatit, duke siguruar edhe matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Një festë legjitime shpërtheu ditën e sotme në dhomat e zhveshjes së klubit ku aktivizohen Nedim Bajrami, Ardijan Ismajli, Kristjan Asllani si dhe Samir Ujkani.

Nuk mund të mungonte dhe festat nën ritmet e muzikës shqiptare. Në një video të shpërndarë nga Ismajli në rrjetin social “Instagram”, shikohet mesfushori Bajrami që kërcen nën ritmet e këngës së Shyrete Behlulit “Lum ajo, motra që ka”. Teksa kërcen Bajrami formon me duar edhe simbolin e shqiponjës. Për më tepër shikoni pamjet:

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb