Miqësorja mes Chelseat dhe Aston Villas nuk ka shkuar siç duhet për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim në minutën e 24-të, duke u detyruar kështu të dalë nga fusha e lojës.

Në përpjekje për t’i marrë topin kundërshtarit, ai është përplasur me të dhe është rrëzuar, duke shqetësuar të gjithë stafin.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit, ekzaminimet mjekësore do të bëjnë të ditur gjithçka, me Blutë e Londrës që “kryqëzojnë gishtat” që mos të ketë asgjë serioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: