Atalanta ka barazuar 1-1 në stadiumin “Gewiss” të Bergamos me rezultatin 1-1 ndaj Cremonezes, e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A italiane.

Atalanta ka ndalur “vrullin” e pesë javëve të para të kampionatit teksa Kremoneze ka bërë surprizën duke barazuar në shtëpinë e zikaltërve. Të parët që kaluan në avantazh, ishin të besuarit e Gasperinit, me Demiral në minutën e 74′.

Goli i barazimit erdhi katër minuta më vonë, ekzaktësisht në minutën e 78′, ku Valeri dërgon topin në rrjetë pas një grushtimi jo të mirë të portierit të zikaltërve, Huan Muso. Me këtë barazim, Atalanta ndan vendin e parë të renditjes me Napolin dhe Milanin në kuotën e 14 pikëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb