Babai i akuzuar për organizimin dhe vëllai për ekzekutimin e Eglantina Bucit në vitin 2012-të kanë dalë sot para gjykatës.

Fiks në orën 12:00 babë e bir janë ulur në kafazin e hekurt për tu përballur me akuzat.

Faik Buci dhe Shkëlzen Buci nuk ia falën kurrë Eglantina Bucit faktin që kishte krijuar një lidhje intime me fqinjin dhe ishte larguar të jetonte me të, duke i marrë familjes një shumë parash. Ata vendosën të përdorin shokun e Shkëlzenit, tashmë i penduari i drejtësisë për të joshur Eglantinën.

Pikërisht ky person i cili ka rënë në prangat e policisë për një tjetër çështje është bërë i penduari i drejtësisë dhe ka rrëfyer një nga krimet e shokut të tik Shkëlzenit. Ai tha se një ditë Shkëlzeni pasi u afrua me të motrën e mori në makinë për kafe. Ndonëse e motra ju lut Shkëlzeni e qëloi me disa plumba duke e lënë të vdekur. Ai më pas ka telefonuar babain e tij për t’i thënë: Puna u krye.

Eshtrat e saj u gjetën nga një gjahtar në vitin 2019 dhe pas analizave mjekoligjore u vërtetua se bëhej fjalë për Eglantina Bucin e denoncuar e zhdukur nga nëna e saj në 2012.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb