Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami dhuroi asist te Sassuolo, në ndeshjen e ditës së sotme në “Reggio Emilia” ndaj Empolit, takim ky i përfunduar 2-3 për mysafirët.

Bajrami është aktivizuar në 20 ndeshje këtë sezon në kampionat, ku ka realizuar 1 gol dhe numëron 1 asist. Trajneri i Sassuolos, Dionisi vlerëson në maksimum lojtarin kuqezi, teksa i ka dhënë shpeshherë mundësinë për të treguar veten.

Sassuolo renditet në vendin e 17-të në Serie A. Bajrami me shokë synojnë mbijetesën në këtë edicion, i cili duket mjaft i vështirë. Takimi i radhës është ndaj Napolit, në shtëpi.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: