Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja ishin në zyrën e ADISA-s në këtë qytet që ka filluar punën me 19 sportele për shërbimin ndaj qytetarëve.

Balla kërkoi nga qytetarët që paraqiten në zyrat shtetërore por edhe nga punonjësit që të mbajnë maska. Më tej ai i la detyrë drejtuesve të zyrave shtetërore të marrin masa për grumbullimet që bëhen në hyrjet e institucioneve.

Ai shton se gabimet janë aleat i COVID-19 që dita ditës po merr jetë të pafajshme në Shqipëri.

‘’Të gjendur në kushtet e pandemisë dhe COVID-19 ka një person në çdozyre shetërore ka një person që kërkon vendosjen e maskës. Dhe unë do bëja një apel që çdo qytetar që të paraqitet në zyrat shtetërore të mbajnë maska.Por edhe punonjësve të ADISA-s që halli i çdo qytetari është ai që duhet të zgjidhet. Edhe në rast se një hall i një qytetari nuk zgjidhet duhet qarë. Dhe duhet dëgjuar çdo qytetar dhe veshi

Drejtuesit e institucioneve të marrin masa që mos ketë grumbullime në hyrjet e instituconeve dhe të ruhet distancimi social. Pasi në kushtet kur jemi gabimet trashanike të njerëzve po japin dhe janë kthyer në aleatë të këtij virusi të tmerrshëm që çdo ditë që po kalon po merr jetë të pafajshme.’’- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb