Barazimi i parë i Botërorit të Katarit erdhi pikërisht këtë të hënë mbrëma, teksa ndeshja mes USA dhe Wales, e luajtur në Al Rayyan nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.

Goli i parë i sfidës do vinte në minutën e 36-të nga Timothy Weath. Ky gol i Weath thyen rekord, pasi ai bëhet djali i parë i një kreu shteti që luan në një Botëror dhe që shënon gol.  22-vjeçari është i biri i Presidentit të Liberisë, George Weah, i cili mbahet mend për faktin se ka veshur fanellën e Milanit.Gareth Bale nuk ishte në ditën e tij më të mirë, gjithësi ndihmoi përfaqësuesen e tij me një gol, pas një ekzekutimi të një penalltie.

Me këtë rezultat, të dyja skuadrat mbeten në lojë për një biletë për të kaluar tutje, në një grup me England dhe Iran.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: