Kreu i PD Sali Berisha në bashkëbisedimin e zhvilluar online me diasporën, u shpreh kritik ndaj qeverisë Rama.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Berisha tha se diaspora dhe emigracioni është nënvlerësuar nga kryeministri Edi Rama.

“Sot shqiptarët blejnë vezën, qumështin, djathin , vajin më shtrenjtë se mesatarja e BE. Nafta është dy herë më shtrenjtë se në SHBA. Për të gjitha këto kemi thirrur protestë më datën 7 dhe jemi të vendosur që të përdorim protestën si kusht për të çmontuar këtë regjim që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. PS përjashtoi këtë vit votën e lirë brenda saj. Kryetarët e degëve nuk votohen më nga anëtarësia, por nga Kryesia dhe Rama njësoj si dikur nga Byroja politike dhe Enver Hoxha. Unë vlerësoj angazhimin e diasporës dhe emigracionit. Duhet të braktisim idenë ç’më duhet mua. Duhet të marrin pjesë në betejë për të rikthyer votën e lirë në shoqërinë shqiptare”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: