Një aksident i rëndë është raportuar në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga lart në autostradë. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i betonieres dhe është plagosur një tjetër.

Gazetarja e News 24 Xhensila Kodra ka raportuar se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas këtij raportimi nuk janë përcaktuar ende shkaqet e aksidentit.

“Një betoniere ra nga lartësia në autostradë në afërsi të TEG, viktima është drejtuesi i betonieres. Nuk dihen ende shkaqet e plota të aksidentit nëse kemi të bëjmë me shpejtësi tej normave apo me humbje të kontrollit. Deri tani konfirmohet një viktimë.

Kur betonierja ka rënë është përplasur me një mjet “Audi” dhe i plagosuri është drejtuesi i saj”, raportoi gazetarja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb