Blogerja e njohur, Estela Ujka i është bashkuar fushatës ndërgjegjësuese të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kundër kancerit të gjirit. Kjo fushatë synon ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave shqiptare për të parandaluar sëmundjen e rrezikshme të kancerit të gjirit, sëmundje kjo që për fat të keq po merr shumë jetë njerëzish në mbarë botën.

Ajo ka publikuar gjithashtu edhe një videomesazh, përmes së cilit u bën thirrje grave të tregojnë kujdes me shëndetin e tyre duke bërë vizita rutinë tek mjekët. Blogerja Ujka thekson se vetëm kështu sëmundjet mund të kapen në kohë dhe si rrjedhojë shanset e shërimit janë me të mëdha.

Kjo thirrje e blogeres korrespondon me muajin tetor, muaj ky që njihet si muaji i sensibilizimit shoqëror për t’i bërë ballë dhe parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit të gjirit.

“Unë jam Estela Ujka, blogere, bankiere, mama dhe grua, por mbi të gjitha kam fituar betejën me kancerin. Muaji tetor është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, ndaj unë ndjej përgjegjësinë  t’iu bëj thirrje të gjitha grave qe janë përballur me këtë sëmundje , të jenë të forta dhe pozitive, por mbi të gjitha të diegnostifikohen dhe të bëjnë kontrolle rutinë të herëpashershme”-thotë ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb