BRAZIL – Një hajdut i cili u përpoq të vidhte një bankë me pistoletë lodër po lufton me vdekjen pasi u qëllua nga roja i sigurisë i armatosur me armë të vërtetë.

Bashkëpunëtori i tij arriti të arratisej edhe pse u zu nga plumbi i cili kaloi mes përmes xhamit të bankës.

Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë në një bankë në zonën Lucas do Rio Verde në Brazil. Në pamjet filmike duket se si roja përballet me hajdutin e quajtur Santos. Këtij të fundit i bie arma lodër në tokë, ndërkohë që kacafytet me rojen.

Kur roja e dallon që arma nuk është e vërtetë, i sulet hajdutit, në fillim qëllon bashkëpunëtorin e tij i cili largohet. Në një moment të dytë ai kthehet nga Santos dhe e qëllon atë tre herë. Dy nga plumbat e zunë në bark ndërsa tjetri vetëm i gërvishti veshin. Santos u shtrua menjëherë në spitalin Sao Lucas, ku nuk ka dalë ende nga rreziku për jetën.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb