Publikohen pamjet nga zjarri i madh në Institut, që përfshiu këtë mesditë një banesë tre-katëshe.

Në pamjet që “LSA” sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, shihet se zjarri ka shkrumbuar gjithë çatinë e banesës, ndërsa shtëllungat e tymit vijojnë ende.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka të lënduar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: