Sokol Cikalleshi vijon të jetë protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në kampionatin e elitës arabe, në ndeshjen mes Al Khaleej të tij dhe Damac. Lojtari kuqezi gjuajti bukur nga distanca, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Ky është goli i katërt i Cikalleshit në 14 ndeshje, këtë sezon. Më parë, ai ka luajtur për skuadra si Konyaspor, Goztepe dhe RNK Split.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb