Mamurrasi ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. 9 muaj pas tërmetit, banorët e mbetur pa shtëpi të kësaj zone, ende nuk kanë marrë një datë për fillimin e punimeve për banesat e reja.

 

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi takoi Ali Ukën, banor i zonës, i cili prej 9 muajsh fle në çadër së bashku me familjen e tij. Ai tha se nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet për fatin e shtëpisë së tij dhe se nuk ka marrë asnjë bonus financiar për rindërtimin e saj. Nga pamundësia për të jetuar në një çadër të thjeshtë, ai e ka përforcuar atë me materiale nga shtëpia e shembur.

Jetesa në këtë banesë të improvizuar bëhet akoma më e vështirë për nusen e djalit të tij që është shtatzënë.

Ndihmat nga shteti kanë qenë pothuajse zero, teksa vetëm Kryqi i Kuq i ka ofruar familjes së tij bonus për përballimin e shpenzimeve.

Ali Uka: Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.

Belind Këlliçi: Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?

Ali Uka: Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.

Belind Këlliçi: Në çadër, jeton në çadër më duket?

Ali Uka: Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s’di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s’mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ……shtëpinë e vet.

Belind Këlliçi: Ke të drejtë!

Ali Uka: Kohë e gjatë, nëntë muaj!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: