Derbi i Manchesterit i takon Manchester Cityt. Të besuarit e Pep Guardiolës fituan ndaj United me shifrat 0-3, në ndeshjen e kampionatit të luajtur në Old Trafford. Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 25-të. Kontakti Hojlund-Rodri u konsiderua si penallti për “Qytetarët” nga arbitri Tierney, pas verifikimit me VAR. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Erling Haaland, me festën që shpërtheu në anën blu të qytetit.

Në të 31-tën, Hojlund pati një mundësi të mirë për “Djajtë e kuq”, por aksioni humbi befasinë, pasi sulmuesi provoi të driblonte edhe portierin Ederson. Në të 48-tën, Haaland dyfishoi shifrat, falë një goditje të saktë me kokë. Edhe pse ishte në mesin e portës, “gardiani” Onana nuk neutralizoi dot topin. Në minutat e fundit sërish Haaland ishte protagonist, por këtë herë me asist për Foden.

Me këtë rezultat, Manchester City renditet në vendin e 3-të, ndërsa Manchester United gjendet në vendin e 8-të.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb