Luftëtari i shkaktoi një surprizë të hidhur Skënderbeut, një humbje të pastër 2-0 që vendos ekipin korçar në pozita jo komode, vendi i tetë në tabelën e klasifikimit. Në Gjirokastër vendosi shpirti dhe dëshira e futbollistëve të Luftëtarit për të fituar këtë takim, kjo ishte keqardhja më e madhe e Ilir Dajës. Tekniku kryeqytetas është përfolur shpesh në media për një rikthim në kryeqytet ku për të kanë shfaqur interes Tirana dhe Partizanit por vetë Daja nuk dëshiron të përfshihet në një diskutim të tillë, aq më tepër në këto momente. Pas presidentit Takaj, është vetë trajneri i cili hedh poshtë këto zëra, prioritet për të mbetet Skënderbeu, ku pas sfidës së fundit për këtë vit, atë kundër Kukësit, do të ulet me presidentin për të projektuar merkaton dhe të ardhmen e klubit:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb