Xhek Grilish vazhdon festën, por këtë radhë mund t’i kushtojë shumë. Sulmuesi i Mançester Sitit dhe Anglisë, vazhdon të jetë me pushime, të cilat i ka nisur praktikisht menjëherë pas finales së Ligës së Kampioneve, duke kaluar nga festa në festë.

Këtë herë, ai ka vendosur që të shkojë me miqtë e tij në Ibiza, për të kaluar disa ditë pushime atje, ndërsa e dashura e tij, Sara Atvud, është në Itali ën këto ditë. Por Grilish do të përfundojë në telashe, pasi në mes të festimeve, është shfaqur përkrah një stjuardese bukuroshe të “British Airëays”, me veprime që lënë të kuptohet se mund të ketë diçka më shumë se një miqësi mes tyre.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shfaqet Grilish në një lokal duke festuar, me bukuroshen me bikini përkrah tij. Në një moment, Grilish nuk ngurron t’i përkëdhelë këmbën stjuadesës e cila ka emrin Dolli dhe ka 5 mijë ndjekës në Instagram, numër që ka filluar të rritet ndjeshëm që nga momenti kur u publikua kjo video.

Me siguri Grilish ka disa shpjegime për të dhënë kur të kthehet në Angli, para të dashurës së tij e cila ka justifikuar konsumin non-stop të alkoolit nga futbollisti anglez, por padyshim jo këto sjellje me femrat e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: