Vdekja misterioze e një turisti britanik i gjetur i pajetë në det në zonën e Ibizës po bën xhiron e internetit. Në kryefjalë përmendet se burri është gjetur i vdekur pranë vilave ku kishin pushuar çifti princëror William dhe Kate.

Dyshohet se 33-vjeçari është mbytur, por hetimet e policisë vijojnë. Alarmi u ngrit kur burri u gjet pa ndjenja në ujë në San Jose, në jugperëndim të Ibiza.

Ekipet e shpëtimit e çuan atë në një anije aty pranë duke u përpjekur ta kthenin në jetë, por përfundimisht – pavarësisht përpjekjeve – britaniku ndërroi jetë.

Nuk është ende e qartë nëse burri ishte vetëm apo me miqtë dhe familjen në ishull. Njoftimet e policisë priten brenda orëve në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb