3 humbje në 3 ndeshjet e fundit zhysin në krizë Arsenal. “Topçinjtë” e shohin veten tashmë jashtë zonës Champions, pas humbjes së fundit në transfertë kundër Leicester. Si gjithnjë, mendojnë po vetë për ti ndërlikuar gjerat ku Niles mori dy kartonë të verdhë brenda pjesës së parë duke lënë londinezët me një lojtar më pak.

Në minutën e 59-të, Tielemans kaloi “dhelprat” në avantazh ndërsa pjesa e mbetur e ndeshjes ishte një show personal i Jamie Vardy.

Në minutën e 86-të sulmuesi anglez shënoi golin e dytë për Leicester dhe të parin personal ndërsa në sekondat e fundit të kohës shtesë kompletoi dopjetën e tij duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-0.
(BaklkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb