FUSHË- KRUJË

Një zjarr i është vendosur mbetjeve të fasonerive dhe fabrikave të cilat hidhen në grumbullimin e mbeturinave tek ish- ndërmarrja e Fushë- Krujës.

BalkanWeb mëson se ky vend gjendet në mes të Fushë- Krujës dhe zjarri kësaj radhe ka përfshirë disa disa magazina bosh, një ofiçinë ndërkohë rrezikohen disa banesa afër.

Po për më tepër gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike teksa mësohet se nga zjarri dëgjohen edhe shpërthime fishekësh e municion i fshehur në këtë vengrumbullim plehrash.
Ndërkohë zjarrfikësët po punojnë për të shuar flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb