FIER- Një thertore në Patos është përfshirë sot nga flakët. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen e re të Patosit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Po ashtu bëhet e ditur se biznesi në fjalë është në pronësi të shtetasit me inicialet M.N. Nga flakët është përfshirë edhe një magazinë që ndodhej aty pranë, ku u dogjën disa dengje me bar.

Ndërkohe një tjetër zjarr ka rënë përpara disa orësh në Marinzë, afër zonave naftëmbajtëse Patos- Marinez. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Gazetari Kuçi raporton se rreziku ka qenë i madh pasi zjarri mund të shkonte edhe në puset e naftës dhe te disa shtëpi aty pranë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb