Humbja kundër Napolit ishte thjeshtë një blof, Juve rikthehet menjëherë me një fitore të pastër 3-0 kundër Fiorentinës duke kaluar presionin tek Inter. Në Torino, CR7 rikthehet me një dopjetë, në dy raste u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas një fillimi aspak të lehtë, Juve kaloi në avantazh në minutën e 40-të me C.Ronaldon. Në të dytën ishte sërish Ronaldo, sërish nga 11 metra distancë, ai i cili hipotekoi këtë fitore të rëndësishme për “Zonjën e Vjetër”. Për Ronaldon ky ishte goli i 19-të sezonal në Serie A.

Cr7
Cr7

Në fund kishte, në kohën shtesë, kishte kohë edhe për një tjetër gol me De Ligt i cili me kokë në zonë sigloi shifrat përfundimtare në 3-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb