Dortmund ka triumfuar 0-2 ndaj Union Berlin, duke dalë me pikë të plota nga një transfertë e vështirë. Ashtu siç pritej, takimi rezultoi mjaft delikat për verdhezinjtë, të cilët hasën mjaft vështirësi.

Karim Adeyemi zhbllokoi takimin në minutën e 41-të, pas një asisti të Fullkrug. Të besuarit e Terzic siguruan suksesin vetëm në fund të takimit, me golin e Maatsen. Fiton edhe Leipzig, me shifrat 1-4 ndaj Bochum. Në sfidat e tjera, spikat barazimi 1-1 i Mainz ndaj Gladbah, ndërsa Darmstadt u imponua 0-6 në shtëpi ndaj Augsburg.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: