Dortmund vuan por fiton në transfertë 0-1 ndaj Herthës së Berlinit. Takimi i luajtur në Olympiastadion pati ritëm dhe emocione, por në fund ata që dolën me 3 pikë ishin mysafirët.

Në gjysmë ore lojë, ekipi mik ka disa raste të mira me Anthony Modeste, por pa konkretizuar dot. Dortmund shpërblehet për lojën e bërë dhe gjen rrjetën në minutën e 32-të. Afrimi i verës, Modeste merr një krosim perfekt nga Ozcan dhe me një kordinim fantastik shënon. Të besuarit e Terzic do falnin shunë, me Bellingham që do tregonte se ka humbur shënjestrën.

Dortmund është e pesta me nëntë pikë, ndërsa klubi nga Berlin e sheh veten të parafundit me 1 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: