“Futu me të djathtën”. Kjo ka qenë porosia që i  ka dhënë i vëllai, Genc Bektashi ndërtuesit Fatmir Bektashi.

Nga pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihet momenti që Fatmir Bektashi do hynte brenda zyrës së gjykatës, teksa i vëllai i jep porosinë që të futet me këmbën e djathtë për fat.

Bektashi, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, është shoqëruar nga dy policë, avokatja dhe një familjar i tij brenda ambienteve të gjykatës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb