Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka qëndroi për rreth dy orë këtë të enjte në ambientet e SPAK, por në dalje nuk dha asnjë shpjegim lidhur me arsyen e thirrjes së saj.
Burime për gazetaren e News24, Klodiana Lala bëjnë me dije se Bushka është pyetur si person në dijeni për fraksionin e dytë të dosjes “Veliaj”, i cili lidhet me aktivitetin e vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ish-deputetja socialiste është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për dyshime se ka penguar hetimet ndaj Veliajt. Sipas hetimeve të SPAK, Bushka dyshohet se ka orientuar dëshmitarët mbi deklarimet që duhet të jepnin gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
