Këngëtari i njohur amerikan Drake doli në mbrotje të fanseve të tij femra ditën e djeshme në një koncert në Sidnei.

Reperi 31-vjeçar, u filmua duke kërcënuar një fans i cili ngacmonte vajzat rreth tij duke i prekur ato.

Në mes të performancës, Drake ndaloi këngën dhe iu drejtua atij: “Po vazhdove t’i ngacmosh e prekësh më vajzat, do të vi aty dhe të bëj të vdekur”.

Incidenti ndodhi ndërsa Drake performonte në klubin e natës Marquee. Reperi po merr pjesë në një tur muzikor në Australi dhe Zelandë të Re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: