Parku i Drilonit sot të fal ngjyrat, aromën, tingujt dhe zërin e natyrës pushtuar nga një qetësi absolute.

Të vetmet që i bëjnë shoqëri ujërave të ëmbla kristal janë mjellmat elegante, ndërsa në degët e pemëve dëgjohen cicërimat e zogjve.

Qëndrojnë në heshtje e presin të fillojnë lundrimin varkat që dikur s’kishin të ndalur nga vozitjet. Panorama sot i ngjan pikturës, aspak reales, gjithçka statike hesht e qëndron në pritje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb