Mirel Josa mori drejtimin e Kukësit në një moment delikat por situata ka ndryshuar pak ose aspak, verilindorët e kanë shumë të vështirë të gjejnë qëndrueshmëri në lojë në rezultat. Si të mos mjaftojë ky fakt, Josa në këtë periudhë i është dashur të përballet më të gjithë rivalët kryesorë, pas Teutës këtë të mërkurë përballen me Laçin, një skuadër që tekniku kryeqytetas e vlerëson në maksimum. Pavarësisht luhatjeve të mëdha, Kukësi mbetet në garë, të paktën për një vend në europë, Josa nuk është i përqendruar shumë në këtë detaj, për të kuptuar se deri ku mund të shkoj ky ekip, por kërkon me insistim që grupi të ndryshojë mentalitet, e vetmja gjë që i mungon:

Josa nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë shërbimet e kapitenit Agim Ibrahimi i pezulluar për shkak kartonësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb