Kroacia triumfoi 2-1 ndaj Marokut, duke marrë kështu medaljen e bronztë pasi u pozicionua e 3-ta në Kupën e Botës.

Pas sfidës të luajtur në Doha, festa për ekipin e Daliç ka qenë tërësisht e ligjshme. Siç është zakon, lojtarët ballkanas kanë marrë medaljet përkatëse.

Kroacia po shndërrohet në një protagonist të rëndësishëm të futbollit botëror, pasi 4 vite më parë ia dolën të shkojnë deri në finale, por pa mundur dot të fitojnë trofeun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: