“BalkanWeb” sjell pamje nga makina e djegur në Delvinë, pas mesnatës së kaluar.

Siç shihet nga pamjet që gazetarja Shpresa Dine sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, makina ka shpërthyer e gjitha në flakë duke u djegur totalisht.

Ndërkohë, mësohet se mjeti është në pronësi të 32-vjeçarit Lavdërim Kermezo, nga fshati Vllahat i Delvinës.

Mjeti ka qenë i parkuar, kur ka shpërthyer në flakë, ndërsa zjarri dyshohet i qëllimshëm. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb