Me ardhjen e verës artistët shqiptarë nisin edhe periudhën e punës dhe të koncerteve.

Xhensila Myrtezaj është një nga emrat e muzikë, e cila mban koncerte çdo muaj të vitit. Sigurisht më aktive është tani në verë, ku ka performuar edhe jashtë trojeve shqiptare.

Gjatë koncertit të fundit në Greqi asaj i ka ndodhur një e papritur në skenë. Teksa po performonte hitin e verës së kaluar “Prit pak” dikush nga publiku i ka hedhur një tufë me lule në fytyrë. Nuk është i qartë qëllimi që ka pasur fansi, nëse ia ka hedhur sepse e pëlqen shumë këngëtaren apo në ndonjë shenjë revolte a mospëlqimi ndaj saj.

Por, një gjë është e sigurtë, Xhensila e ka pritur mirë, sepse buzëqeshi dhe vazhdoi performancën.

@sunshine0070 #fyp #foryou #fyyyyyyyyyyyyyyyy #foryoupage ♬ original sound – Beautiful


Ju kujtojmë që një muaj më parë këngëtarja e njohur shqiptare festoi ditëlindjen e saj të 29-të. Përtej festës me familjen dhe stafin gjatë ditës, ajo zgjodhi të festonte me kunatën, Ana Kallakut, motrën dhe mikeshave të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb