Kryebashkiaku i Bulqizës, që dyshohet se konsumonte kokainë në një lokal, nuk ka konsumuar lëndë narkotike.  Kjo është përgjigja e analizës pranë laboratorit të policisë shkencore për praninë në drogë në urinë dhe gjak të Allës.

Burimet bëjnë me dije se përgjigja për Allën është kthyer këto ditë. Lefter Alla iu nënshtrua hetimeve nga ana e SPAK-ut, pas akuzave të Partisë Demokratike se ai shfaqej në një video duke pirë kokainë. Rezultati i është përcjellë SPAK-ut dhe pritet që hetimi të pushohet për sa kohë ai nuk ka rezultuar përdorues i lëndës narkotike.

Ende nuk dihet se kur është regjistruar video, ku dyshohet se shfaqet Alla duke konsumuar kokainë. Avokati i Allës, Petrit Ismaili pritet t’i drejtohet SPAK brenda javës për pushim të hetimeve. Pas publikimit t videos, Alla ka mohuar të gjitha akuzat në drejtim të tij për konsum të kokainës.

Lefter Alla lajmëroi se do ta padisë për shpifje ish deputetin demokrat Ervin Salianji, duke shtuar se PD ka montuar videon në një televizion lokal. Alla theksoi se e gjitha është një video montazh.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb