Paraqitja e Bekim Balajt dhe Odise Roshit në ndeshjen që ekipi i tyre, Boluspor luajti me Bursasporin ishte me ulje ngritje. Të dy ishin titullarë, por ndeshja nuk shkoi siç e mendonin ata.

Në pjesën e parë Balaj ishte protagonist ku dha asistin për golin e avantazhit dhe Roshi gjithashtu po zhvillonte një ndeshje të mirë. Megjithatë, gjithçka u kthye përmbys në pjesën e dytë.

Bekim Balaj mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-të dhe si rrjedhojë u ndëshkua me të kuqin dhe doli nga loja. Pas minuta më pas miqtë barazuan. Por problemet për Bolusporin nuk mbaruan këtu.

Odise Roshi mori një karton të verdhë në minutën e 66-të për një faull ndaj kundërshtarit, por futbollisti shqiptar iu kthye me tone të ashpra arbitrit, i cili nuk nguroi t’i jepte kartonin e kuq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb