Efekti “Stadium” por më shumë Ronaldo, Juve i nis ndeshjet në shtëpi 1-0. Që në ditën kur u inaugurua stadiumi i ri më 2011, bardhezinjtë janë thuajse të pamposhtur në shtëpi. Në 161 ndeshje në Serie A, Juve ka siguruar 135 fitore, afro 84% të ndeshjeve, 21 barazime dhe vetëm 5 humbje në 8 vite. Legjenda e 8 titujve radhazi ka marrë formë të plotë në shtëpinë e tyre të re. Këtë sezon, përveç efektit “Stadium”, Juve ka një “armë” më shumë, C.Ronaldo.

CR7 ka shënuar në të gjithë ndeshjet në shtëpi, përjashto atë kundër Milan ku u zëvendësua. Në të gjithë ndeshjet e tjera, Ronaldo ka shënuar minimalisht 1 gol, 9 ndeshje 11 gola. Në sezonin e tij të dytë në Serie A, ylli portugez ka realizuar 14 gola në 16 ndeshje ndërsa sezonit e fundit e mbylli me 21 gola në 31 ndeshje.

Ronaldo
Ronaldo

Ronaldo po kalon një formë të mirë por prezenca e tij në sfidën e radhës kundër Parmës, të dielën, është vënë ndjeshëm në pikëpyetje. CR7 nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës por duke njohur temperamentin e tij, Ronaldo do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë në fushë, nëse ia del, pritet të formoj dyshen e sulmit me Dybala ndërsa Ramsey trekuartist.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: