Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Kamzën ditën e sotme, teksa raportohet se Sadik Llanaj është autori i dyshuar.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku shihet prania e shtuar e forcave të policisë dhe shiritat e sigurisë që kanë rrethuar zonën ku ndodhi krimi.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një sherri mes protagonistëve pas një loje kalçeto.
Burime zyrtare bëjnë me dije se është arritur të identifikohet viktima e këtij sulmi me armë. Ai është 26-vjeçari Ardian Baloshi. I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë pas plagëve të marra, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Deri më tani rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta për hetuesit.
