Humbja ndaj Lille ishte një sinjal, Milan ndalet edhe në Serie A, me Verona që arrin ti marrë një pikë në “San Siro”. Kuqezinjtë befasohen brenda 19 minutave me Verona që arrin të shënoj dy gola të shpejtë, duke kthyer hijet e sfidës në mesjavë në Europa League. Për fat të mirë ekipi i Piolit reagoj shpejt duke rihapur ndeshjen në minutën e 27-të falë një autogoli. Në momentin më të rëndësishëm të sfidës, në minutën e 65-të gaboi i pagabueshmi Zllatan Ibrahimovic. Gjigandi suedez shpërdoroi një mundësitë të pastër për të rikthyer baraspeshën teksa nga pika e bardhë e penalltisë godit keq duke dërguar topin mbi traversë.

Kjo dukej një tjetër mbrëmje jo për “djallin” teksa në minutën e 90-të gjyqtari i takimit i anuloi një gol Calabria për prekje të topin më dorë në zonë. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në minutën e 93-të, Ibra me kokë shmangun humbjen e Milan duke i dhuruar një pikë që i mban në krye të Serie A në kuotën e 17-pikëve, 2 më shumë se Sassuolo. Pavarësisht se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, kjo ishte ndeshje e shtatë radhazi që Ibra arrin të realizoj, një rekord i ri ky për ekipin kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb