Një makinë është përfshirë nga flakët sot në aksin Fier-Patos. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:50.

Gazetari Ervis Kuçi kaq siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet se si mjeti po shkrumbohet i gjithi nga flakët, ndërkohë që mësohet se ‘Benz’-i ishte marrë me qira nga shtetasi me inicialet D. K.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

“Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb