Milani fitoi Scudetton në Reggio Emilia, trofe që erdhi pas 11 vitesh pritje. Të shumtë ishin ata që ishin prezent në festën kuqezi, përfshi këtu jo vetëm tifozë të zakonshëm, por nuk munguan as partneret e futbollistëve të “Djallit” si ato të Matteo Gabbia, Theo Hernandez dhe Sandro Tonali.

Federica Ruggieri ka postuar disa foto me bashkëshortin Matteo Gabbia, të dy të pushtuar nga lumturia dhe festa në Reggio Emilia.

11111

“Pa frymë! U ndodh atyre që e besojnë”, ka shkruar ajo.

 

Tr
Tr

 

U vu re Zoe Cristofoli (partnerja e Theo Hernandez) dhe Giulia Pastore (partnerja e Sandro Tonalit). Së bashku me ta edhe influencuesja dhe mikesha Chiara Cannata, e cila përflitet se ka një lidhje me një lojtar kuqezi. Mund të jetë Alexis Saelemaekers? Të dy kanë të njëjtin tatuazh … thjesht një rastësi?

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: