Qindra njerëz janë filmuar duke u radhitur për të blerë maska për fytyrën, nën frikën e shpërthimit të koronavirusit, në një qytet të Koresë së Jugut.

Mediat e huaja shkruajnë se një numër i gjatë njerëzish “bllokuan” dyert e një supermarketi në qytetin Daegu të hënën ndërsa njerëzit u përpoqën të mbroheshin kundër përhapjes së sëmundjes në mes të frikës së një pandemie globale.

Koreja e Jugut tani thuhet se ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara jashtë territorit të Kinës, pasi infeksionet erdhën në fundjavë, duke arritur në 830 deri të hënën në mëngjes.  Në vendin aziatik, nga të prekurit, 8 vetë kanë vdekur, raportojnë mediat koreano-jugore.

Më shumë se 140 nga rastet e reja të Koresë së Jugut ishin në dhe afër Daegu, qyteti me 2.5 milionë njerëz ku kanë ndodhur shumica e infeksioneve të vendit. Ndërsa zyrtarët kanë shprehur shpresë se mund të përmbajnë shpërthimin në rajonin përreth Daegu, disa ekspertë vunë re se shenja të virusit po qarkullojnë në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb